Tensionet në veri të Kosovës, vazhdojnë të mbeten të mbyllura pikat kufitare të Bërnjakut dhe Jarinjës
Pikat kufitare, Jarinja e Bërnjaku, vazhdojnë të jenë të mbyllura prej më shumë se një jave, nga sulmi terroristë në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Të dy pikat u mbyllën ditën kur nisi sulmi terrorist i grupit kriminal që sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, udhëhiqej nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq.
Kujtojmë se më 24 shtator, një polic i Kosovës është vrarë, ndërsa policia ka arritur që t’i vrasë tre pjesëtarë të grupit terrorist dhe t’i arrestojë gjashtë prej tyre.
Këto dy pika kufitare janë mbyllur disa herë në të kaluarën, në kohën e rritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.