Categories: LajmePolitikëRajoni

Tensionet në Veri/ Zyrtari gjerman takim me Kurtin: Dënojmë sulmin kriminal dhe terrorist ndaj policisë

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, pas takimit të tij me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se “Gjermania është në anën e Kosovës pas sulmit në Veri të vendit ditën e djeshme nga një grup i armatosur serb”.

Dje, ne pamë një situatë të tmerrshme, dhe dua ta them në mënyrë shumë të qartë  dhe e dënojmë fuqishëm sulmet kriminale dhe terroriste ndaj Policisë së Kosovës dhe jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet tona edhe ndaj fëmijëve të shërbyesve policorë të Kosovës dhe ndaj të gjithë vendit të Kosovës. Jemi këtu në solidarizim dhe qëndrojmë në anën tuaj në këtë situatë”, tha Sarrazin.

Sipas tij, “është shumë e qartë dhe e rëndësishme që në këtë situatë e rëndësishme është siguria dhe se reagimi duhet të jetë i qartë në këtë rast. Por gjithashtu duhet të jetë e qartë se nëse dëshironi ta zgjidhni çështjen e sigurisë në kohë afatgjate ne duhet të kemi një dialog të suksesshëm dhe përfshirja në dialog dhe normalizimi midis Kosovës dhe Serbisë mund të jetë një ndër gurët e themelit të zhvillimit në të ardhmen.

Në përfundim i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se ne duhet ta vazhdojmë më tutje, të mundohemi të gjejmë një zgjidhje që të kemi një dialog të suksesshëm për normalizimi e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dëshmia e mjekëve në procesin e Maradonës: Nuk duhej të ishte operuar!

E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…

19 hours ago

Hapet grup-kapitulli i dytë Shqipëri–BE, Konferenca e 4-t ndërqeveritare mbahet më 14 prill

Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit…

19 hours ago

Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Suedi, portieri kuqezi firmos me Hacken

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…

20 hours ago

Libri që risjell diktaturën – Promovohet në Shkodër  vepra e autorit Italian, Giovanni Verga

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…

21 hours ago

Masat për 11 majin dhe hetimi i krimeve zgjedhore, kreu i OSBE/ODIHR takon Çelën e Dumanin

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…

21 hours ago

Arrestohen 4 shoferë, procedohen 10 / Për shkelje të rregullave të qarkullimit, vendosen 1425 gjoba

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…

21 hours ago

This website uses cookies.