Lajme

Tensionet para Kuvendit, Noka: Do tërheqim zvarrë Ramën, Ervin Hoxhën dhe Spiropalin

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka paralajmëruar kryeministrin Edi Ramën, ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kryeparlamentaren Elisa Spiropalin se opozita do t’i tërheqë zvarrë.

Duke folur për mediat pas përplasjes me policinë, Noka tha se është e paprecendentë në një demokraci që të ndërhyjnë forcat speciale të Policisë RENEA ndaj deputetëve të opozitës.

Për këtë arsye, Noka tha më tej se mosbindja civile do të gërryejë pushtetin e Edi Ramës.

I them nipit të Enver Hoxhës, se ti mund të rrish ministër aty, mund të rrish se Enver Hoxhën e kemi tërhequr zvarrë para 34 vitesh. Ashtu do tërhiqesh zvarrë ti, Edi Rama dhe Elisa Spirogjoka. Po qe ju do të dhunoni opozitën, popullin opozitar që janë deputetët e saj.

Është e paprecendentë në një demokraci që të ndërhyjnë forcat speciale të Policisë RENEA dhe forcave të tjera speciale. Është shkelje e hapur e ligjit dhe e Kushtetutës.

Pse? Për të mbrojtur narkosin, për të mbrojtur paratë e vjedhura, për të mbrojtur një regjim që po shkatërron Shqipërinë. Mosbindja civile do gërryejë, nuk i ndalon dot. Nuk mbron dot veten as narkosi, as Elisa Spirogjoka, dhe as nipi i Enver Hoxhës. Populli do t’ua bëjë gjyqin”, u shpreh Noka.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti i kthjellët në të gjithë territorin e vendit

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do…

17 hours ago

Hoqi dorë nga “Giro d’Italia 2025”, Vingegard shpjegon motivet pas vendimit

“Giro d’Italia 2025” ka humbur njërin prej atyre çiklistëve, të cilët nëse do të garonin…

17 hours ago

Vllaznia-Egnatia në RTSH, Tetova: I kënaqur nga merkato, jemi ndërtuar për të fituar dy trofetë

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë,…

17 hours ago

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, njihuni me të nominuarit

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, organizuar nga FSHF, do të vlerësojë protagonistët kryesorë të…

17 hours ago

Plani strategjik 2025-2030, Spiropali: Synojmë Kuvend me standardet e një vendi anëtar të BE-së

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi të premten një analizë pune për shqyrtimin e draftit të Planit…

17 hours ago

Vengu mbledh atashetë ushtarakë: Bashkëpunim me aleatët në industrinë e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot në një takim me Atashetë Ushtarakë të Republikës…

17 hours ago

This website uses cookies.