Tentativat për vetflijime, Nika: Emergjente kujdesi ndaj shëndetit mendor

Kujdesi ndaj shendetit mendor po bëhet gjithnjë e më i nevojshëm. Psikologët thonë se nevoja për ndihmë është e domosdoshme, veçanërisht në disa sfida të jetës.
Nika tregon se në jo pak raste fëmijët shihen si një presion ndaj partnerëve apo ish- partnerëve, gjë e cila ndodh edhe në seancat gjyqësore. Apeli vjen për sensibilizim të çifteve ,të cilët duhet t’i drejtohen psikologëve për terapi në çift.
Apeli i drejtohet mediave online dhe atyre vizive, sa më pak të dhëna, shërben si ndihmë për raste të ngjashme.
Tentativa e 27 -vjeçares për t’i dhënë fund jetës se saj dhe të 4 fëmijeve ka tronditur jo vetëm opinionin public, por edhe specialistët e shendetit mendor, të cilët kërkojnë më shumë vemendje ndaj shëndetit mendor.