Tentativë trafikimi, arrestohet një person /Procedohet një 56 vjeçar për kontrabandë ushqimesh

POLICIA ARRESTIM

POLICIA ARRESTIM

Një 47 vjeçar nga Fushë Arrëzi është arrestuar nga Specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi është kapur në PKK Hanit i Hotit, duke tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme, me automjet, në Malin e Zi, një shtetas pakistanez, kundrejt pagesës 100 euro.  

Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër kanë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për nje 56 vjeçar, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi është konstatuar duke transportuar me automjet, produkte të ndryshme ushqimore të dyshuara të kontrabanduara.

Automjeti dhe produktet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.