Një 16 vjeç nga Shkodra është arrestuar nga blutë e këtij qyteti, pasi tentoi të grabisë me dhunë bashkë me dy shtetas të tjerë, një qytetar nga Shkodra. Drejtoria Vendore e Policisë njofton se Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi 16 vjeçarin pasi dyshohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, në rrugën “13 Dhjetori” , në pedonalen “Kolë Idromeno”, kanë tentuar t’i marrin me dhunë portofolin një shetasi 65 vjeç, banues po në Shkodër. 65-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve për shkak të dhunës që i është bërë nga të rinjtë gjatë tentativës së grabitjes. Vijon puna për identifikimin e 2 autorëve të tjerë dhe për sqarimin e rrethanave të rastit, njofton policia. Ndërkohë, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 77 vjeç, banues në Shkodër, pasi në vendin e quajtur “Melgushë”, automjeti që drejtonte është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga një shtetas i moshës 59 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu nisi procedimi penal ndaj një 46-vjeçari, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, njofton policia.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.