Tentoi të vriste nënë e bir duke i përplasur me makinë në trotuar, në pranga 38-vjeçari në Vaun e Dejës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vaun e Dejës këtë të shtunë (16 mars), ku një 38-vjeçar ka tentuar të përplasë me makinë nënë e bir. 38-vjeçari është identifikuar si Mersin Mlloja, me detyrë infermier, pranë qendrës shëndetësore në Bushat.
Sipas Policisë, Mlloja ishte koleg me nënë e bir, ndërsa ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes tyre.
Ai ka tentuar t’i vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë. Fatmirësisht nënë e bir ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.