Tenton grabitjen, arrestohet 36-vjeçari / Policia e Shkodrës e arreston në flagrancë , i sekuestron një shumë parash
Mesditën e kësaj të enjte, punonjësit e Policisë së Shkodrës kanë konstatuar një shtetas që kishte hyrë në dyqanin e një kompanie telefonike dhe po tentonte t’i merrte me dhunë një shumë parash, punonjëses së dyqanit. Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe shërbimet e Policisë Rrugore që ishin me shërbim në këtë zonë, për të parandaluar vjedhjen dhe për të vënë në pranga autorin. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i vjedhjes, një 36 vjeçar nga Shkodra. Gjithashtu, u sekuestruan 32 500 lekë të rinj, që ky shtetas tentoi t’i merrte në dyqan.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.