Tenton vetëmbytjen në lumin Buna – Dy efektivët shpëtojnë 75-vjeçarin. Gërbeti: Kisha problemet e mia personale
Dy efektivë të policisë vendore të Shkodrës, Kristi Koçeku dhe Samet Qotaj, kanë shpëtuar një shtetas 75-vjeçar, i cili po mbytej në ujërat e lumit Buna.
Menjëherë, qytetarë të rastit kanë lajmëruar policinë për ngjarjen. Me shpejtësi kanë mbërritur dy efektivët të cilët sapo kanë shkuar në vendin e ngjarjes janë hedhur në ujë për t’i dhënë ndihmën e parë 75-vjeçarit.
Pasi ka dalë nga uji, 75-vjeçari deklaroi se ishte hedhur në ujë për t’u mbytur, sepse kishte disa probleme.
“Desha të mbytem sepse kam problemet personale”, mësohet të ketë thënë shkurtimisht i moshuari në deklaratën paraprake.
Menjëherë pas shpëtimit të tij nga dy efektivët, 75-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për ndihmën e parë mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në fund, 75-vjeçari ka falënderuar edhe efektivët që e shpëtuan.