Luke Fleurs ishte 24 vjeç dhe ëndërronte të ndiqte karrierën e idhullit të tij Carles Puyol. Ai u qëllua për vdekje të mërkurën në mbrëmje nga kriminelët që donin t’i vidhnin makinën në një pikë karburanti në periferi të Johanesburgut.
Sipas zëdhënësit të policisë së Gauteng, nënkoloneli Mavela Masondo, mbrojtësi i Afrikës së Jugut hyri në pikën e karburantit dhe ndërsa po priste që punonjësi i benzinës t’i shërbente, ai u përball me dy burra të armatosur, të cilët i drejtuan një armë zjarri dhe e tërhoqën zvarrë jashtë automjetit dhe më pas e qëlluan në pjesën e sipërme të trupit.
Fleurs është transportuar menjëherë në spitalin më të afërt, ku ka ndërruar jetë. “Një i dyshuar u largua me makinën e viktimës, i ndjekur nga bashkëpunëtori i tij,” shtoi Masondo, i cili gjithashtu konfirmoi se nuk ka ndodhur ende asnjë arrestim.
Fleurs kishte nënshkruar për Kaizer Chiefs, një klub në lagjen Soweto të Johanesburgut, i cili luan në Superligën e Afrikës së Jugut, tetorin e kaluar. Ai kishte luajtur më parë për SuperSport United. Ai luajti me U-21 të Afrikës së Jugut në Lojërat Olimpike të Tokios në 2021.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.