Një grup vrasësish me pagesë që vepronin në zonën e Kurbinit dhe jo vetëm janë dënuar nga gjykata e Lezhës me 118 vite burg për akuza të rënda si “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim për interes por e mbetur në tentativë, “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Vrasjes e mbetur në tentativë” ndaj dy punonjësve të policisë, ngjarje kjo e ndodhur në 14 Janar 2022 në fshatin Aramenas.
Sipas dosjes hetimore Ilirjan Feçi, Robert Laçi dhe Ibrahim Difaj, janë implikuar në ngjarjen e rëndë të ndodhur në 17 Gusht 2021 në Fushë-Kuqe të Kurbinit, ku i plagosur mbeti shoferi i kamionit, Alfred Gjoka. Të tre personat janë paguar me 20 mijë euro për të vrarë Gjokën, por nuk mundën megjithëse lëshuan mbi 3 plumba drejt tij.
Ndërsa në pretencën e prokurorisë ishin renditur dhe disa raste vjedhjesh të kryera në Laç nga këta të pandehur. I pandehuri tjetër Shpëtim Kraja akuzohet për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj dy punonjësve të policisë, Lili Keri dhe Prel Rrushaj.
Për Robert Laçin, prokuroria kërkoi dënimin e tij me 3 vjet heqje lirie për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e Alfred Gjokës, por tre gjyqtarët e Lezhës Renis Sheshi, Eglantina Biba dhe Ilir Përdeda, e dënuan atë me 28 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer për interes mbetur në tentativë në dëm të Alfred Gjinit.
Ndërsa 25 vite burgim prokuroria kërkoi për Shpëtim Krajën të akuzuar për “Vrasjen e punonjësve të policisë së shtetit” mbetur në tentativë, kurse gjykata ka rritur dënimin e tij në 35 vite burg.
Dy anëtarët e këtij grupi Ilirjan Feçi dhe Robert Laçi kanë bashkëpunuar dhe me të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumanin, dhe për këtë rast SPAK ka lëshuar masa sigurimi “arrest në burg” ndaj tyre tek dosja “Plumbi i artë”.
Kurse “arrest në burg”, Laçi dhe Feçi kanë marrë edhe nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e vrasjes së Erion Çela dhe plagosjen e Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj.
Në këtë ngjarje ata së bashku dhe me vëllezërit Beqiri tashmë të penduar janë nisur të vrasin Geron Musabelliun, por gabuan në shënjestër, duke ekzekutuar një person të pafajshëm.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se Difaj dhe Kraja janë autorë edhe të dy vjedhjeve të 2 makinave, një Mercedes-Benz në Vorë dhe një Volksvagen Touran në Kurbin.
Në po të njëjtën ditë që kishin vjedhur. Volksvagen Touran, ato kanë grabitur edhe një shtetas gjerman. Sapo ky i fundit ka zbritur nga autobusi në autostradë, tek nënkalimi i Patokut i kanë vjedhur portofolin dhe një telefon celular. Hetimet ne lidhje me rastin nisen dy vite më parë nga prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj në bashkëpunim me prokurorin e Kurbinit Bardhyl Shehu, duke zbardhur të gjithë veprimtarinë e këtij grupi.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…
Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…
Katër efektivë të “Shqiponjave”, në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…
Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…
Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…
Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Gjatë hytbes…
This website uses cookies.