Teo Hernandez, Milani gati rinovimin
Një forcë shtytëse e madhe me Francën dhe i etur nga Bajern Mynih, por Milan nuk do ta lërë të ikë dhe të privohet nga Teo Hernandez. Kuqezinjtë, sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, janë duke vlerësuar mundësinë e ofrimit të zgjatjes së kontratës për francezin, kjo dhe për tre vite të tjera. Aktualisht kontrata e Teo Hernandez me kuqezinjtë përfundon më 2026-ën. Pagesa aktuale prej 4.5 milion të plota do të rritej, kjo me bonuse të shumta lehtësisht të arritshme.
Teo Hernandez ka mbërritur tek Milani më 2019-ën nga Real Sociedad, ndërsa ka luajtur dhe me Atletiko Madrid B, Alavesh dhe Real Madrid. Me Milanin në katër vjet e gjysëm ka luajtur 156 ndeshje dhe ka shënuar 27 gola. Po kështu ka luajtur dhe me kombëtaret e Francës, ndërsa është pikë referimi për kuqezinjtë. Ndaj Milani këmbëngul ta ketë edhe më tej Teo Hernandez.