Tepe, zjarr tek banesat e komunitetit rom / Shkaktohen dëme të shumta materiale
Mëngjesin e kësaj të marte, rreth orës 08 e 38″ minuta, në sallën operative të shërbimit zjarrëfikës ka mbërritur një telefonatë se në lagjen Tepe, aty ku banojnë disa qytetarë të komunitetit rom, ka rënë zjarr.Menjëherë forcat zjarrëfikëse janë nisur në vendgjarje me dy automjete zjarrfikës turni i gatshëm me komandant shërbimi Edison Suma.Si pasojë e zjarrit ka patur vetëm dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.Si shkak i erës së forte, shuarja e zjarrit ishte e vështirë për zjarrëfikësit, të cilët pas 30 minutash arritën të nëutralizojnë gjendjen.Nga hetimet e para mendohet që rënia e zjarrit erdhi si shkak i një pakujdesie nga ana e banorëve, pasi një pjesë e barakave janë të rrethuara me qese dhe nuk e durojnë nxehtësinë që tubat e sobës përcjellin, ku më pas flakët përpinë një pjesë të barakave që ndodheshin aty.