Categories: KulturëLajme

“Terapi shpirti” me piktura / Studentja shkodrane, Sibel Nimani, çeli ekspozitën e saj të parë personale

Në Qendrën Rinore “Atelie” u çel për vizitorët ekspozita personale “Terapi shpirti” e piktores së re shkodrane, Sibel Nimani. Mbi 30 punimet e saj në këtë zhanër të artit përmbajnë portrete, peisazhe, ngjyra dhe kontraste.

Sibeli është studente e masterit në degën e Pikturës në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Për këtë ekspozitë, ajo ka punuar që prej verës së vitit 2023. Pikturat e saj vijnë si një reflektim i gjendjes së brendshme emocionale.

Pedagogia e Artit, Erëmirë Jahja vlerëson talentin e Sibelit dhe anën teknike të realizimit të pikturave.

Ndonëse artistja e re shkodrane , Sibel Nimani, ka qenë pjesë e rregullt e ekspozitave të ndryshme kolektive, kjo ishte ekspozita e saj e parë personale.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

5 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

5 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

5 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

5 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

5 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

17 hours ago

This website uses cookies.