Terapia me ajrin e bletëve/Arifi: Ndihmon për shërimin e sëmundjeve të rrugëve të frymarrjes
Abdyl Arifi prej 30 vitesh merret jo vetëm me mbarështimin e bletëve por edhe studimin e tyre. parkun ku mban 30 familje bletësh në Pukë ua dedikon edhe fëmijëve. 4 vite më parë ai vendosi që të aplikojë ajro-apiterapinë. Terapi të veçanta përmes bletëve të cilat mundësojnë shërimin e alergjive, bronkitit, trajtimit të astmës, sinusëve, migrenës, si dhe stresit e depresionit për të gjitha moshat. Seancat varen nga gjendja e pacientit. Qëndrimi me bletë për rreth 30 minuta në ditë dhe thithja e ajrit forcon sistemin imunitar. Jo vetëm ndihmon për një serë sëmundjesh në rrugët e frymarrjes por evidenton edhe alergjinë ndaj polenit.