Tërbuni “gjen” fitoren e parë në kampionat / Pukjanët fitojnë derbin verior me Shënkollin

terbuni

terbuni

Pët tre skuadrat e qarkut Shkodër, grupi A, Veleçiku, Murlani dhe Tërbuni, kalendari i javës së dytë të kategorisë së dytë bilanci ka qënë, një fitore, një barazim dhe një humbje.  Humbja është regjistruar në Koplik, ku skuadra vendase Veleçiku është mundur nga Valboba e Tropojës me rezultatin 1 me 2. Në barazim, 1 me 1 është mbyllur ndeshja e luajtur në fushën sportive tëe Barbullushit, mes ekipit vendas Murlani dhe Ilirisë së Fushë Krujës udhëtuese. Ndërkohë, fitorja ka ardhur në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës ku Tërbuni i drejtuar nga trajneri shkodran, Altin Xhahysa ka triumfuar në derbin verior me Shënkollin duke fituar me rezultatin e thellë 5 me 0. Për presidentin e Klubit të Futbollit Tërbuni, Rrok Dodaj, fitorja ishte si shpërblim për tifozët e shumtë që kishin ardhur për të mbështetur skuadrën e tyre të zemres.

Për javën e tretë të kategorisë së dytë, grupi A, Tërbuni do të udhëtojnë në Tropojë për ndeshjen më të rëndësishme përballë ekipit kryesues, Valbona, ndërkohë që edhe Veleçiku dhe Murlani janë udhëtues, në Tiranë dhe Kuçovë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.