Tërbuni humbet, ankesa për gjykimin / Kapiteni Filipi sqaron situatën dhe premton objektivin e kategorisë së parë
Tërbuni i drejtuar nga trajneri shkodran Altin Xhahysa, në përbërje të të cilit bëjnë pjesë edhe një numër i madh futbollsitësh shkodranë është i formatuar si një skuadër që kërkon rikthimin në Kategoria e Parë. Por, pas javës së tretë pozicioni në tabelë nuk është i favorshëm. Humbja e ndeshjes së fundit në transfertë me Valbonën, sipas kapitenit Anderson Filipi erdhi si pasojë e një gjykimi të njëanshëm të arbitrit.
Në aspektin personal, Anderson Filipi, i cili ka dalë nga Akademia Vllaznia, shprehet i kënaqur që ka veshur fanelen e Tërbunit.
Për ndeshjet e Kupës së Shqipërisë që luhen javën e ardhshme, Tërbuni ndeshet me Vorën duke pasur objektiv kualifikimin në turin tjetër.