Tërbuni mposht Veleçikun, pukjanët  fitojnë derbin verior 4-1

Skuadra pukjane, Tërbuni,  ka arritur të marrë një fitore bindëse pasditen e djeshme teksa ka mundur në shtëpi ekipin e Veleçikut me rezultatin 4-1. Megjithëse pjesa e parë në këtë derbi verior u mbyll pa gola,  e dyta foli për vendasit,  të cilët arritën të tregonin forcën e tyre ne stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës. Për të zhbllokuar këtë sfidë do të mendonte shkodrani  Rigers Xhahysa në minutën e 52-të.

Një gol ky që do t’ia bënte më të lehtë fitoren Tërbunit.

Gjashtë  minuta më vonë do të ishte sulmuesi Jurgen Gjini qe do te dyfishonte shifrat dhe me pas sulmuesi tjeter Vildan Kaçubela qe do te trefishonte rezultatin.

Veleçiku mundohet te reagoje dhe pas disa perpjekjesh arrin te shenoje golin e pare me ane te futbollistit Arsen Banushaj. Por ndeshja nuk do te mbyllej ketu sepse ne minuten e 84-te do te ishte futbollisti Brian Dine qe do te shenonte golin e katert per Terbunin dhe te fundit e kesaj ndeshje qe u mbyll me shifrat 4-1 ne favor te vendasve.

Pas kësaj fitore Terbuni ka 32 pikë dhe thuajse e ka siguruar vendin e katërt si dhe fazën play-off, ndërkohë që Veleçikut mbetet në kuotën e 19 pikëve në vendin e gjashtë të renditjes.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.