Tërheqja e Izraelit, mijëra palestinezë kthehen në shtëpitë e shkatërruara në Khan Younis

Një ditë pas tërheqjes së papritur të forcave të Izraelit nga Gaza jugore, mijëra palestinezë janë kthyer në shtëpitë e shkatërruara të Khan Younis.

Pas një lufte të pandërprerë gjashtë mujore dhe zhvendosjesh të shumta, mijëra palestinezë janë rikthyer në “shtëpitë e tyre”, të shkatërruara nga bombardimet e forcave izraelite, ku shumë prej të cilëve punuan për gërmimin e trupave të varrosur prej kohësh nën rrënoja.

Tërheqja e divizionit të 98-të të Izraelit nga Gaza jugore në ditën që shënoi gjashtë muaj nga fillimi i luftës, habiti shumë komentues izraelitë, me disa që sugjeruan se sinjalizoi një fund të luftimeve me intensitet të lartë në Gaza.

Largimi i forcave tani lë vetëm dy brigada izraelite brenda Gazës të ngarkuara me ruajtjen e ndarjes fizike të gjysmës veriore dhe jugore të rripit.

Me rreth 55% të ndërtesave në qytet të shkatërruara ose të dëmtuara, për shumë njerëz që ktheheshin në lagjet e tyre në qytetin e dytë më të madh të Gazës, përvoja ishte emocionalisht tronditëse.

Tërheqja e papritur e Izraelit nga qyteti dhe më gjerë jugu ka befasuar shumë, pas disa muajsh në të cilët zyrtarët thanë se prania e ushtrisë atje ishte krijuar për të bërë presion mbi Hamasin për të liruar pengjet izraelitë.

Sugjerimi se tërheqja mund të nënkuptojë se lufta mund të mbyllet, ndezi alarmin midis anëtarëve të ekstremit të djathtë të koalicionit të Netanyahut.

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, paralajmëroi se “nëse Netanyahu vendos t’i japë fund luftës pa një sulm të gjerë në Rafah, ai nuk do të ketë mandatin për të shërbyer si kryeministër”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.