Categories: MjedisMotiFLASH

Tërhiqet Anticikloni afrikan, ulen temperaturat e larta gjatë javës

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se këtë javë që sapo kemi nisur vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme dhe pak më të freskët, për shkak të tërheqjes së Anticiklonit Afrikan dhe ai i Azoreve.

Orët me diell nuk do të mungojnë.

Sipas njoftimit të SHMU moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët si dhe vranësira në shtim nga orët e mesditës dhe pasdites, kryesisht në relievet kodrinore – malore të vendit. Vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Përjashtim bënë dita e premte ku moti pritet të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta deri në mesatare nga orët e mesditës përgjatë relieveve të larta malore. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe me intensitet të ulët.

Era me drejtim kryesor veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 2-9 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave era hera-herës fiton shpejtësi 10-14m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3 ballë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

3 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

3 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

3 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

3 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

19 hours ago

This website uses cookies.