Tërmet i fortë afër Elbasanit, lëkundjet me magnitudë 3,8 ndihen në Tiranë
Shqipëria e Mesme ka përjetuar ditën e diel lëkundje sizmike me magnitudë 3,8 sipas shkallës Rihter.
Tërmeti u regjistrua rreth orës 14:50 në qytetin e Elbasanit, 9 km në jugperëndim të qytetit dhe 32 km në juglindje të Tiranës.
Instituti i Gjeoshkencave saktësoi se përplasja e pllakave tektonike ndodhi në thellësinë rreth 15 km nën tokë.
Autoritetet lokale nuk raportuan dëme materiale në orët e para pas ngjarjes