Tërmet i fuqishëm në Kinë, humbin jetën mbi 100 persona, plagosen rreth 400 të tjerë
Të paktën 116 njerëz u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën pas një tërmeti që goditi Kinën veriperëndimore, ndërsa ekipet e shpëtimit u përpoqën të arrinin të mbijetuarit në temperatura nën zero.
Tërmeti tronditi qarkun Jishishan në provincën Gansu mbrëmjen e së hënës, duke dëmtuar shtëpi dhe rrugë. Ekipet e shpëtimit u përpoqën për të kërkuar të mbijetuarit e bllokuar nën rrënoja, ndërsa banorët nxituan jashtë, duke u grumbulluar gjatë natës në të ftohtin e ashpër të dimrit.
Tërmeti ka dëmtuar më shumë se 4,700 shtëpi në Gansu, ndërsa një total prej 397 personash janë plagosur deri më tani, duke përfshirë 16 në gjendje kritike dhe 76 në gjendje të rëndë.
Tërmeti me magnitudë 5.9 e shkallës rihter, në një thellësi të cekët pak më shumë se 6 milje, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara. Administrata Kineze e Tërmeteve dha një lexim pak më të lartë prej 6.2 ballë.
Lëkundjet zgjatën gati 20 sekonda dhe u ndjenë në kryeqytetin e provincës Lanzhou 102 kilometra (63 milje) larg.