Tërmet në New York, më i fuqishmi në 40 vite, por pa dëme
Një tërmet i rrallë ka goditur zonën metropolitane të Neë Yorkut, duke tronditur ndërtesat në qytet. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit me magnitudë 4.8 shkallësh Rihter ishte në veri-lindje të Stacionit Ëhitehouse, të Neë Xhersit. Departamenti i Zjarrfikësve të Neë Yorkut tha se nuk kishte raporte fillestare për dëme.
Përdoruesit e mediave sociale kanë raportuar se e ndjenë tërmetin në shtetet fqinje të Connecticut dhe Massachusetts, me Ëeather Channel që raportoi se ishte ndjerë në Boston dhe Filadelfia gjithashtu. Një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazan në selinë në Neë York u ndërpre përkohësisht. “A është ai një tërmet?”, tha përfaqësuesja e Save the Children, Janti Soeripto, e cila po fliste në atë kohë.
Disa nga aeroporte në SHBA kanë ndërprerë funksionimin për shkak të tërmetit në mënyrë që ekuipazhet të vlerësojnë dëmet në aeroport dhe pista. Tërmetet janë të rrallë në Bregun Lindor të Amerikës dhe ky është më i fuqishmi i ndjerë në Neë York në 40 vite.