“Tërmet” te Lazio, dorëhiqet Maurizio Sarri

E bujshme te Lazio: trajneri Maurizio Sarri ka dhënë dorëheqjen. Lajmi vjen pak orë pas humbjes ndaj Udineses, e katërta radhazi për bardhekaltërit mes kampionatit dhe Champions League. Për momentin nuk ka asnjë informacion të mëtejshëm për vendimin e trajnerit, por në Romë tashmë flitet për zëvenësuesit e mundshëm. Sipas asaj që mësojmë, emrat më të nxehtë do të ishin ata të Rocchi, Klose dhe Gregucci.

Në Formello situata duket se është përkeqësuar në orët e fundit. Gjithçka do të kishte ndodhur pas një nate reflektimi, përpara një diskutimi me ekipin. Një lamtumirë e paralajmëruar, por ende e papritur në këto kohë.

Rezultatet e fundit ishin vendimtare në zgjedhjen e Sarrit për t’i dhënë fund marrëdhënies me Lotiton. Por jo vetëm. Për disa kohë, në fakt, marrëdhëniet mes klubit dhe trajnerit ishin ftohur për shkak të merkatos dhe objektivave të klubit. Për ndarjen zyrtare mes palëve tashmë presim vetëm një komunikim nga Lacio.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.