Tërmeti 7.4 ballë tronditi Tajvanin, por “nuk përkuli” vendin

Tërmeti 7.4 ballë në Tajvan ishte më i fuqishmi në 25 vitet e fundit dhe sërish dëmet “nuk e përkulën” vendin, duke u konsideruar të vogla.  

Një nga arsyet kryesore e dëmeve të vogla ishte se qeveria e Tajvanit kreu një rishikim gjithëpërfshirës të kodeve të ndërtimit pas tërmetit të vitit 1999 dhe të gjitha ndërtesat që ngrihen duhet të përdorin teknologji të reja që i bëjnë ato më elastike ndaj tërmeteve.

Pas tërmetit dyqanet dhe restorantet janë rihapur dhe trenat për në qytet, të pezulluar si masë paraprake, kanë rifilluar dhe po qarkullojnë sipas orarit.

Shenja më e fuqishme e tërmetit është një kullë 10-katëshe me tulla të kuqe në qendër të qytetit, e cila mbështetet në mënyrë të pasigurt në një kënd 45 gradë pasi kati përdhes i saj u shemb.

Punonjësit e urgjencës kanë nisur riparimin e dhjetëra ndërtesave të dëmtuara dhe prishjen e katër prej të cilave konsiderohen të pamundura për t’u shpëtuar. Por në pjesën më të madhe, qyteti me 100,000 banorë në bregdetin piktoresk lindor të Tajvanit ka dalë i padëmtuar.

Kjo nuk do të thotë të nënvlerësohet fuqia e tërmetit. Sizmologët e Tajvanit e përshkruajnë lëkundjen me një energji të barabartë me 32 nga bombat atomike të hedhura në Hiroshima. Ajo tronditi të gjithë ishullin e Tajvanit dhe u ndje deri në Hong Kong dhe Shangai.

Tërmeti i 3 prillit tronditi Tajvanin me intensitet më të madh se çdo tërmet tjetër që nga viti 1999, kur një tërmet me magnitudë 7.7 goditi në mes të ishullit, duke vrarë 2,400 njerëz dhe duke plagosur 10,000 të tjerë.

Por këtë herë, numri i viktimave është shumë më i ulët. Deri tani 10 persona kanë humbur jetën dhe pak më shumë se 1,000 u plagosën.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.