Tërmeti në Japoni, Ministri Hasani: Ngushëllime familjeve, mendimet tona me popullin japonez
Ministri i jashtëm Igli Hasani ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas tërmetit të fuqishëm që goditi Japoninë, duke i marrë jetën më shumë se 48 personave.
“Thellësisht i pikëlluar nga humbjet e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmetet në bregun perëndimor të Japonisë. Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me popullin dhe qeverinë japoneze. Ngushëllime të përzemërta familjeve që humbën më të dashurit e tyre”, shkruan Ministri.
Lëkundja e fuqishme me magnitudë 7.6 ballë goditi Japoninë, duke shkaktuar edhe një paralajmërim për cunami. Megjithatë, paralajmërimet për cunami tashmë janë hequr, që do të thotë se nuk ka më rrezik për një ngjarje të tillë.