Tërmeti në Japoni, shkon në 62 numri i viktimave

ab656bbd5f814bd3a80e3a3834e8108f

ab656bbd5f814bd3a80e3a3834e8108f

Përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë në Japoni pasi të paktën 62 persona humbën jetën në një tërmet të fuqishëm që goditi vendin në ditën e Vitit të Ri.

Shtëpitë u shembën, ndërtesat u përfshinë nga flakët dhe rrugët u dëmtuan, duke penguar punën e shërbimeve të shpëtimit.

Epiqendra e tërmetit 7.6 ballë ishte gadishulli Noto, në Japoninë qendrore.

Kryeministri, Fumio Kishida tha se rreth 3.000 shpëtimtarë po përpiqeshin të arrinin në pjesë të gadishullit Noto. Qyteti i Wajima, në skajin verior të Noto, është shkëputur nga rrugët tokësore.

Në qytetin bregdetar të Suzu në prefekturën Ishikawa, rreth 90% e shtëpive në qytet janë “shkatërruar plotësisht”, tha kryebashkiaku Masushiro Izumiya.

Ushtria japoneze ka shpërndarë furnizime, përfshirë ushqime, ujë dhe batanije për ata që u është dashur të lirojnë shtëpitë e tyre. Qeveria e vendit ka thënë se 57.360 njerëz duhej të evakuoheshin.

Ndërkohë pasgoditjet kanë vazhduar teksa qytetarët janë paralajmëruar që të jenë vigjilentë për tërmete të tjera me një intensitet deri në 7nballë në javën e ardhshme./ BBC

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.