Tërmeti në Marok/ Ulen shpresat për të mbijetuarit teksa regjistrohen 2,800 viktima
Ekipet e shpëtimit në Marok po luftojnë me kohën për të nxjerrë nga rrënojat të mbijetuarit e mundshëm si pasojë e tërmetit të fuqishëm të javës së kaluar.
Numri i jetëve të humbura ka vazhduar të rritet, duke prekur shifrën tragjike prej 2.800 viktimash ditën e hënë, ndërsa 2.500 persona raportohet se kanë marrë lëndime të ndryshme, shumë prej tyre edhe të rrezikshme për jetën.
Ekipet e shpëtimit thonë se shtëpitë karakteristike të zonave të prekura të Marokut, të ndërtuara me baltë, i kanë ulur shanset për gjetjen e të mbijetuarve.
Shteti i Afrikës Veriperëndimore po kërkohet të pranojë ndihmat e vendeve të tjera, pasi deri tani vetëm katër shtete aleate po e ndihmojnë në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ato humanitare.
Tërmeti me magnitudë 6,8 goditin Marokun ditën e premte në Malet e Atlasit të Sipërm dhe epiqendra ishte 72 km në jugperëndim të qytetit të Marakeshit.