Tërmeti në Tajvan, Mazreku: Ka aparatura që e parashikojnë, qytetarëve i bie alarmi në telefon

Tërmeti në Tajvan dhe më pas ai në Japoni kanë qenë temë diskutimi në emisionin “Jetë Shqiptare”, ku i ftuar në një lidhje Skype për të dhënë më shumë detaje mbi këto ngjarje ishte sipërmarrësi shqiptar në Kinë, Rodrigez Mazreku.

Ky i fundit u shpreh se në Tajvan e Japoni teknologjia mundëson që qytetarëve t’u dërgohet alarm në telefon sapo regjistrohet një lëkundje e lehtë sizmike.

Po ashtu, ai bëri me dije se ka aparatura të veçanta të cilat parashikojnë tërmetin.

“Ky tërmet në tajvan ishte tragjedi për shumë njerëz. Në pjesën e Kinës që është larg Tajvanit ka pasur disa lëkundje por pa pasoja.

Tajvani është ishull që ka pasur gjithnjë lëkundje tërmeti sizmike. Provinca e Tajvani ëhstë përgatitur për tërmete të ardhshme. Ka qenë i shkallës 7.2. Ka qenë i papritur për rezidentët. Ka 11 të vdekur dhe 300–400 të plagosur. Ka të humbur, mes të cilëve 4 janë të huaj.

Nuk ka shumë viktima sepse ndërtesat që janë bërë që pas 1999–2001 qeveria mori masa për ndërtimin e godinave që përballojnë tërmetet.

Ka pasur shumë dëme, sidomos në rrugët anash maleve. Situata është nën kontroll. Këto janë vende që janë larg bregut dhe pllakat tektonike janë të reja. Janë aparatura të posaçme që parashikojnë lëkundjet, lëvizjet.

Ka disa lëkundje fillestare, dhe këta kanë një teknologji që në çdo telefon çojnë një alarm, sirenë sapo regjistrohet një lëkundje”, tha ai.

Mazreku bëri me dije më tej se në tërmetin që ndodhi në Tajvan, brenda 90 minutash deri në 2 orë u ngritën të gjitha njësitë e emergjencës dhe rreth 300 rezidentë kanë fjetur në këto qendra.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.