Tërmeti në Turqi dhe Siri- Gati 60 mijë persona humbën jetën në dy vendet. Qindra të tjerë, ende pa strehë

Tërmeti vdekjeprurës që goditi juglindjen e Turqisë në 6 shkurt të vitit të shkuar iu ka marrë jetën 53537 personave në atë vend.
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya u shpreh të premten (2 shkurt) se sëbashku me viktimat e shënuara në vendin fqinjë Siri, numri total i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitutë 7.8 ballë të shkallës Rihter, që u pasua nga një tjetër me magnitutë 7.5 ballës është është gati 60 mijë.
Kjo i bën këto tërmete më vdekjeprurëset pas atij që goditi Perunë në vitin 1970 ku humbën jetën 67 mijë persona.
Ministri turk ndërkohë tha se dukuria natyrore kishte prekur jetët e 14 milionë personave në Turqi.
Rreth 38907 godina u shkatërruan. 691 mijë të mbijetuar që humbën shtëpitë e tyre nuk kanë patur mundësi të gjejnë strehë përgjatë këtij viti.
Shumë prej tyre ende jetojnë në kontenierë.