ne Japoni
Tërmetet që vazhdojnë prej pesë ditësh në pjesën qendrore të Japonisë e kanë rritur në 92 bilancin e viktimave, sipas të dhënave nga autoritetet rajonale.
Rreth 242 banorë mbeten të zhdukur nga të dhënat më të fundit dhe më shumë se 250 të tjerë kanë pësuar lëndime të gradave të ndryshme.
Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat e prekura dhe të enjten nën gërmadha u gjet një grua e moshuar që kishte kaluar më shumë se 72 orë poshtë godinës së rrënuar.
Dëmet më të mëdha janë raportuar në prefekturën e Ishikauas, ku u shembën më shumë se 250 shtëpi dhe 200 të tjera u shkatërruan nga zjarret.
Që nga 1 janari, Japonia ka përjetuar më shumë se 700 tërmete të forcave të ndryshme ose më shumë sesa në tri vitet e fundit. Magnituda e tërmetit më të fuqishëm arriti 7,6, më e larta e regjistruar në këtë pjesë të shtetit aziatik që nga viti 1885.
Sizmologët paralajmërojnë se tërmetet do të vazhdojnë në këtë rajon për rreth një javë dhe ekziston rreziku i lëkundjeve të forta me magnitudë mbi 7.
Interi i bën një dhuratë Valentino Rossit. Për ndeshjen e ligës të së shtunës në…
Szimon Marciniak do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes mes Totenhemit dhe Ajntraktit të Frankfurtit,…
Policia e qytetit të Varshavës ka njoftuar tifozët e Çelsit të mos shfaqen në rrugët…
Është mbajtur për herë të parë Olimpiada e Përbashkët e Gjuhës Shqipe, Shqipëri- Kosovë, ku…
Ndërsa sezoni 2025-2026 i afrohet fundit të tij, Vllaznia mbetet ende në lojë për objektivat…
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka pritur në Kryesinë e Kuvendit drejtuesit e…
This website uses cookies.