Termocentrali Bërthamor në Egjipt, presidenti rus Putin dhe Al-Sisi inaugurojnë hapjen e një njësie të re
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi kanë inauguruar përmes një video-lidhje ndërtimin e njësisë së katërt dhe të fundit të termocentralit bërthamor Dambaa në Egjpit. Zhvillimi vjen ndërsa Moska po avancon ambiciet e saj bërthamore në nivel global. “Bashkëpunimi mes dy vendeve tona vazhdon dhe zhvillohet. Egjipti është miku ynë i ngushtë dhe partneri strategjik”, tha Putin.
Ndërsa, Al Sisi tha se futja e energjisë bërthamore në përzierjen e energjisë është e rëndësishme për të përmbushur kërkesën në rritje për energji elektrike. Termocentrali që po ndërtohet nga Rosatom, kompania shtetërore ruse, do të ketë katër reaktorë dhe një kapacitet total prej 4.8 gigavat, dhe do të kushtojë 30 miliardë dollarë.
Me një popullsi 105 milionë banorë dhe në përballje me kërkesën në rritje për energji elektrike, Kajro po kërkon të bëhet një qendër rajonale e energjisë që do të eksportojë në vendet fqinje ndërsa diversifikon burimet e energjisë.
Egjipti ka zhvilluar një tepricë të kapacitetit të prodhimit të energjisë elektrike, megjithatë gjatë verës për shkak të valave të zgjatura të të nxehtit është përballur me ndërprerje të energjisë për shkak të rritjes së kërkesës për ftohje.