“Territor i pastër”/Asgjësohen 2848 bimë kanabisi në Shkodër, shpallet në kërkim autori

Policia e Shkodrës ka asgjesuar mijëra bimë kanabisi dhe ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të kultivimit të 74 prej këtyre bimëve, në vendin e quajtur “Lugu i thive”.Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shkrel, 508 bimë cannabisi.Ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 182 bimë cannabisi;Ndërkohë në territorin e njësisë administrative Luf-Qerret, u gjetën dhe u sekuestruan 98 bimë cannabisi.Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon njofton policia