“Territor i pastër”, asgjësohen 6201 fidanë kanabis sativa në Shkodër, arrestohet autori i dyshuar
Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit: -në malin e Shoshit, u gjetën 835 fidanë kanabis. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar, shtetasi Marjan Livadhi 29 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri;Kontrollet kanë vijuar në territorin e njësive administrative Shosh, Shalë, Pult dhe Postribë, Shkodër, u gjetën në total 4902 fidanë kanabis.Po në vijim të kontrolleve në territorin e njësisë administrative Temal, Vau i Dejës, u gjetën 244 fidanë kanabis, ndërsa në territorin e njësisë administrative Gjegjan, Pukë, u gjetën 220 fidanë kanabis.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre fidanëve kanabis. Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.