“Territor i pastër”, asgjësohen rreth 3 mijë rrënjë kanabis në Qarkun Shkodër
Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territoret e njësive administrative Shalë dhe Postribë, dhe asgjësuan 988 bimë kanabisi;
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësive administrative Temal dhe Hajmel, dhe asgjësuan 1809 bimë kanabisi;
-Shërbimet e Statcionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iballë dhe asgjësuan 147 bimë kanabisi.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve kanabis.