“Territor i pastër”, policia e Shkodrës asgjëson mijëra bimë kanabis sativa
Në vijim të megaoperacionit kombëtar policor, të koduar “Territor i pastër”, u evidentua dhe u godit një rast tjetër i kultivimit të bimëve narkotike, në Vaun e Dejës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, gjatë kontrollit të territorit, në njësitë administarative Shllak dhe Temal, gjetën dhe asgjësuan 7378 bimë cannabisi. Policia bën me dije se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër , për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, policia njofton se është duke vijuar në territorin e qarkut Shkodër oeparacioni i koduar “Territor i Pastër”.