Mbi 10 mijë bimë narkotike dhe mbi 700 kubikë ende të pambjellë, janë asgjësuar në Shkodër dhe në Malësi të Madhe, në kuadër të një megaoperacioni që “zbriti në terren” 170 punonjës policie.
Po ashtu, 6 droinë të cilësisë së lartë janë përdorur në këtë fazë të operacionit të koduar “Territori i pastër’, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
Grupet hetimore kanë gjetur prova materiale dhe gjurmë të cilat do të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit dhe financimit të kësaj veprimtarie kriminale.
“Konkretisht, në Dukagjin, Shalë dhe Postribë u gjetën dhe u asgjësuan 6600 bimë narkotike të mbjellura në tokë.
Në njësinë administrative Kelmend, Malësi e Madhe, u gjetën dhe u asgjësuan 3528 bimë cannabisi të mbjellura në tokë dhe 728 kubikë me fidanë narkotikë (ende të pambjellur në tokë).
Në Vaun e Dejës, u gjetën dhe u asgjësuan 408 bimë cannabisi të mbjellura në tokë.
Gjatë kësaj faze të megaoperacionit për asgjësimin e bimëve narkotike, grupet hetimore, gjatë këqyrjes së vendngjarjeve, kanë gjetur prova materiale dhe gjurmë që do të çojnë në identifikimin e autorëve të kultivimit dhe financuesve të kësaj veprimtarie kriminale”, thuhet në njoftim.
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…
Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
This website uses cookies.