“Territor i pastër”,gjenden qindra rrënjë kanabis në Malësi të Madhe, shpallet në kërkim autori

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në fshatin Gruemirë, gjetën të mbjella 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike. Gjithashtu, në këtë territor, në ambientet e objekti në pronësi të një 49-vjeçari u gjetën disa bimë narkotike në proces tharjeje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet hetimore për këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar me banim në Malësi të Madhe. Policia thotë se po vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.