Terziç: Borusia ka ndryshuar mentalitet, Milani luan me intensitet të lartë
Në vigjilje të ndeshjes mes Dortmundit dhe Milanit ishte tekniku i formacionit gjerman, ai që doli i pari në konferencën për shtyp. Në fjalën e tij Edin Terziç ishte optimist për të ardhmen e ekipit të tij në Champions edhe pse është i vetëdijshëm se gjendet në një pozicion të vështirë pas humbjës të pësuar në javën e partë në Paris përballë PSG-së.
“Do të jetë një ndeshje shumë ndryshe nga ajo që keni parë në Paris. Këtë herë Borusia ime ka ndryshuar mentalitet. Kemi vendosur që të përgatitemi për Milanin me mendjen e lehtësuar nga mendimet e tepërta. Mbase në Paris kemi luajtur shumë të stresuar dhe mund të mos kemi përfituar në maksimum nga shanset që na janë paraqitur”, tha Edin Terziç.
Sa i përket rivalëve Terziç vlerëson në maksimum Milanin. “E njoh mjaft mirë Pulisiç, i cili ka nisur mjaft mirë sezonin. Në krahun e majtë duhet të bëjmë kujdes përballë dyshes Leao-Theo Hernandez. Duhet të kemi kujdes në mbrojtje pasi Milani është një ekip mjaft i fortë në sulm”, tha tekniku i Borusias.