Terziç: Finalja është një çlirim, gëzim dhe krenari e pastër!
Për Edin Terziç arritja në finalen e Champions League ishte diçka e madhe. Trajneri i Borusias ka qenë në shkallët e Wembley-t njëmbëdhjetë vite më parë kur ekipi i tij i zemrës humbi finalen me Bajernin ndërsa tani ka mundësi që të luftojë për trofeun prestigjoz.
Terziç: Finalja është një çlirim, gëzim dhe krenari e pastër!
“Do të më duhet kohë për të kuptuar se ku kemi arritur. Për mua është çlirim. Gëzim dhe krenari e pastër të dërgoj Borusian në finalen e këtij kompeticioni”, tha Terziç.