Testi Pisa, Xhixho: Certifikoi analfabetizmin. Manastirliu: Shkak, tërmeti dhe pandemia

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në fjalën e saj në interpelancën me Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu e akuzoi këtë të fundit se po kultivon analfabetizmin në Shqipëri.

Xhixho deklaroi se testi Pisa certifikoi dështimin e paralajmëruar prej vitesh të sistemit arsimor në Shqipëri. Sipas Xhixhos, arsimi është kthyer në vitin 2000.

E kam kërkuar interpelancën për shkak të emergjencës së thellë ku ndodhet sistemi arsimor. Testi Pisa certifikuan dështimin e paralajmëruar prej vitesh, sipas së cilave Shqipëria është në vendin e 69 nga 80 vende që u bënë pjesë e  testimin e nxënësve 15 vjeçarë.

Shqipëria ka humbur në matematike 69 pikë, në letërsi 47 pikë, në shkencë 41 pikë. Analfabetizmi është ulur këmbëkryq dhe po bëhet pandemik. Nxënësit nuk kuptojnë çfarë lexojnë. Po kultivoni analfabetizmin masiv. Emigrimi masiv me një ritëm të frikshëm.

Qindra shkolla janë mbyllur. Ato që janë hapur nuk ofrojnë arsim cilësor. Jemi kthyer në vitin 2000.

Cilësohemi si shteti me rënien më të fortë mes shteteve pjesëmarrëse dhe kjo është alarmante”, deklaroi Xhixho.

Këtyre akuzave, ministrja iu përgjigj duke thënë se Pisa është fotografi momentale e situatës në 2022. Sipas Ministres, dy prej shkaktarëve kryesorë që ndikuan në uljen e performancës së nxënësve në të gjitha vendet, ishin tërmeti dhe pandemia.

“Sigurisht që shqetësimi juaj qëndron për ju edhe për ne.

Por ju keni versionin tuaj të leximit me syze të errëta e pa u bazuar në atë që duhet. Ne ju japim një analizë të saj që ka ndodhur në Shqipëri për vlerësimin Pisa 2022. Shqipëria u prek nga tërmeti 2019, ndikoi në zhvillimin normal mësimor, 50% e nxënësve që morën pjesë në 2022 vinin nga zonat e prekura. Një nga shkaktarët e elementët e një ulje në performancën e të gjitha vendeve, ishte dhe pandemia e 2020. Pisa fotografi momentale e situatës në 2022”, tha Manastirliu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.