Testi PISA, Zhupa: Rezultat i turpshëm, arsimi ka bërë regres. Manastirliu: Ndikoi pandemia dhe tërmeti

Në një interpelancë me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu, deputetja demokrate Ina Zhupa tha se niveli i arsimit në Shqipëri ka bërë regres, ku tashmë sistemi parauniversitar po nxjerr nga bankat analfabet funksional.

Duke iu referuar testit ndërkombëtar PISA, Zhupa tha se rezultati i saj ishte i turpshëm për vendin ku Shqipëria ishte ulur edhe më poshtë nga sa e nisi në fillim pjesëmarrjen në këtë testim në 2009

“Testi PISA rezultati të cilës është në turp dhe tregues i dështimit të sistemit arsimor parauniversitar. Shqipëria kishte rënien më të madhe që nga 2009. PISA vlerëson aftësitë e nxënësve 15-vjeçar në lexim matematika dhe shkencë dhe ne renditemi më poshtë se Palestina, Uzbekistani dhe kishim rënien më të madhe krahasuar me të gjitha vendet pjesëmarrëse .Është thelluar analfabetizmi funksional. Shqipëria kalon më poshtë se kur e ka nisur 2009 dhe kjo është rezultat i reformave të dështuara dhe mungesës së vullnetit politik për të çuar para te arsimi. Sot nxënësit janë analfabet funksional dhe krahasojeni me zhvillimin teknologjike e social të një vendi tjetër. Ky është turp”, tha Zhupa.

Lidhur me rezultatin e testit, ministrja Manastirliu tha se rezultatet nuk ishin ato që dëshironin, por se ky raport shërben për të analizuar dhe për të marrë masat për të ndërhyrë në sistem dhe përmirësuar problemet.

“Në këtë testim marrin pjesë 80 vende dhe u  shërben vendeve për të parë ecurinë ë tyre dhe për të marrë masa si të ndërhyhet në sistem për t’i përmirësuar ato. Kështu i shohim ne pjesëmarrjen në testime ndërkombëtare dhe nuk mund të themi dot se Shqipëria mund të mos ndikohet nga emergjencat që kanë ndodhur si tërmeti dhe pandemia. Ne nuk fshihemi në gisht dhe nuk mund të pranojmë dhe të themi se PISA ka ecur në ritmet që ne do donim, por ajo që kemi bërë është një analizë e të gjithë aspekteve që lidhen me PISA 2022 duke u lexuar nga ekspertët më të mirë të arsimit”, tha Manastirliu.

Ministrja tha se jo vetëm në Shqipëria por në të gjithë botën patën ngërçe në mësimdhënie për shkak të pandemisë, ndërsa shtoi se në vendin tonë ndikoi edhe tërmeti.

“Te ne nuk ishte vetëm pandemia, por edhe tërmeti, ku shumë shkolla u dëmtuar dhe disa të tjera iu kthyen mësimit me turne. Këto sollën pasojat e tyre. U krijuan hendeqe gjatë kësaj periudhe. Një tjetër shkak  ka rezultues si faktor penalizues është mungesa e angazhimit të nxënësve dhe këtu kërkohet një punë dinamike për të rritur produktivitetin e vetë nxënësve por angazhimin e mësuesve. Këto ishin disa nga faktorët e analizuar jo vetëm për ne”, tha Manastirliu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

16 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

16 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

16 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

16 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

16 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

16 hours ago

This website uses cookies.