Testimi “Pisa 2025” – Kadija: Janë trajnuar 80 mësues, do marrin pjesë 3 gjimnaze
Zyra Vendore Arsimore Shkodër ka gati mësuesit dhe shkollat që do të bëhen pjese e vlerësimit ndërkombëtar PISA.
Drejtorja Brisela Kadija tha se janë trajnuar 80 mësues dhe janë përzgjedhur 3 gjimnaze për të marrë pjesë.
Kadija tregoi se modeli Pisa vijon të jetë busull orientuese çdo vit e më shumë në procesin e mësimdhënies.
Shqipëria është pjese e këtij testi që nga viti 2000. Ndërsa vlerësimi i fundit ishte në vitin 2022, ku rezultatet ishin të dobëta.