Categories: Lifestyle

Tetë ushqime të pasura me vitamina B

Kompleksi i vitaminës B, janë vitamina të tretshme në ujë, të nevojshme për funksionimin e duhur të metabolizmit.

Vitaminat B janë thelbësore për të siguruar energjinë që na nevojitet për të kryer aktivitetet tona të përditshme, si dhe për mbrojtjen e lëkurës, flokëve dhe dhëmbëve, si dhe për parandalimin e disa sëmundjeve, nga sëmundjet kardiovaskulare, neurologjike e deri te sëmundjet e lëkurës.

8 vitaminat B përfshijnë vitaminën B1, vitaminën B2, vitaminën B3, vitaminën B5, vitaminën B6, vitaminën B8, vitaminën B9 dhe vitaminën B12.

Peshku- Peshqit si salmoni, toni apo peshku shpatë janë një burim i vitaminës B3. Mungesa e vitaminës B3, si dhe një tepricë e saj, çon në dhimbje koke, të përziera, nervozizëm dhe tretje të dobët.

Mëlçia- Mëlçia e gjedhëve është një burim i shkëlqyer i vitaminës B5. Vitamina B5 mbron flokët dhe lëkurën dhe është e përfshirë në shërimin e plagëve.

Vezë- Një burim i shkëlqyer i vitaminës B2 janë vezët. Të verdhat e vezëve janë gjithashtu veçanërisht të pasura me vitamina B5 dhe B7.

Qumësht, djathë dhe kos- Qumështi, djathi, kosi dhe produktet e tjera të qumështit janë një burim shumë i rëndësishëm i vitaminës B8. Vitamina B8 është e përfshirë në metabolizmin e proteinave dhe sintezën e glukozës dhe acideve yndyrore. Gjithashtu mbron lëkurën dhe flokët.

Perimet me gjethe jeshile- Perimet me gjethe jeshile janë veçanërisht të rëndësishme për furnizimin me vitaminë B9, e njohur si acid folik. Perimet me gjethe jeshile si spinaqi, marule apo lakra janë një burim i shkëlqyer i vitaminës B9. Acidi folik mbron dhe nxit zhvillimin e embrionit, kjo është arsyeja pse gratë shtatzëna kanë nevojë për suplemente të acidit folik përveç asaj që marrin nga dieta e tyre.

Bishtajoret- Ashtu si perimet me gjethe jeshile, bishtajoret janë gjithashtu një burim i vlefshëm i acidit folik, veçanërisht qiqrat. Ato gjithashtu ofrojnë sasi të vogla të vitaminave të tjera B, duke përfshirë tiaminë, riboflavin, niacin, acid pantotenik dhe vitaminë B6.

Maja e birrës- Maja e birrës është një burim i shkëlqyer i disa vitaminave B, veçanërisht vitaminës B5, e cila luan një rol të rëndësishëm në metabolizmin e yndyrave, karbohidrateve dhe proteinave dhe gjithashtu kontribuon në sintezën e hormoneve dhe kolesterolit.

Drithërat- Drithërat integrale, veçanërisht tërshëra dhe elbi, dhe orizi kaf janë një burim i mirë i vitaminave B.

RTSH Shkodra

Share
Published by
RTSH Shkodra

Recent Posts

Kryebashkiaku Beci dhe ministri Gonxhja  tek  ish-Fermentimi / Inspektohen punimet për rikonstruksionin e rrugëve

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci , së bashku me   ministrin  e Ekonomisë , Kulturës…

58 minutes ago

BB i jep Shqipërisë 120 mln USD për forcimin fiskal, zgjerimin e tregut të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ka miratuar Programin e Dytë të Politikave për…

1 hour ago

Shqipëria në tregje ndërkombëtare, pritet të emetohet Eurobondi 600 milionë euro

Qeveria shqiptare ka dalë në tregjet ndërkombëtare për të emetuar një Eurobond me vlerën 600 milionë euro. I…

2 hours ago

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim dy kompani të rrjeteve celulare

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur nën hetim paraprak dy nga kompanitë kryesore të rrjeteve celulare…

3 hours ago

Dialogu Kosovë–Serbi, Kallas: Do ta bëjmë më funksional me Sorensenin

Peter Sorensen, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë,…

3 hours ago

Rritet numri i denoncimeve online – iSIGURT.al publikon raportin: Pjesa më e madhe nga TikTok

Gjatë një forumi të organizuar këtë të enjte (13 shkurt) u publikua Raporti Kombëtar i…

3 hours ago

This website uses cookies.