“Tetori i letërsisë” me takimet autoriale / Shkrimtarja Laura Olldashi promovoi librin e saj më të ri “Asgjëja ime”

libri
Takimet letrare dhe titujt e rinj që i shtohen librarive të qytetit duket sikur marrin tjetër kuptim përgjatë këtij muaji që i dedikohet i gjithë librave dhe letërsisë. Në mjediset e Qendrës Rinore “Arka” u zhvillua takimi promovues i botimit më të ri me titull “Asgjëja ime” e autores Laura Olldashi.
Libri karakterizohet nga një gjendje kërkimi, e lidhur me reflektimin shprehet autorja.
Ndonëse Laura Olldashi ka lindur në qytetin e Cërrikut por jeton prej vitit 1998 në Milano, në librin e saj gjejmë edhe pak Shkodër.
Ky është libri i dytë i autores ndërsa në vitin 2022 ajo botoi librin e saj të parë, të titulluar “Atman”.
