Tetori i librit, aktivitet përgjatë gjithë muajit tetor për të sjellë librin afër lexuesit
Ka nisur sot “Tetori i librit” organizuar nga qendra kombëtare e leximit ku motoja e këtij viti do të jetë fjalë pas fjale. Aktivitetet për tetorin e librit do të përfshinë takime me botues, autorë, përkthyes, librarë, dhe ekspertë të arsimit.
Aktivitetet për tetorin e librit përfshinë takime me botues, autorë, përkthyes, librarë, ekspertë të arsimit, për të diskutuar nga afër të gjitha problematikat që ka sot leximi, por dhe për një përdorim sa më të pastër të gjuhës shqipe.
Por sfida kryesore mbetet ajo e afrimit ose më mirë rikthimit të brezit të ri tek libri. Një sfidë kjo vërtet e madhe, pasi teknologjia ka bërë që librat të mos lexohen si 20 apo 30 vite më parë. Ministrja e kulturës Elva Margariti ftoi pikërisht brezin e ri të lexojë më shumë.
”Mbështesim librin në të gjitha format e tij. Më vjen mirë që gjithmonë e më tepër të rinj, edhe pse po shikoja me habi që kemi më shume vajza sesa djem”, tha Elva Margariti.
Edhe drejtoresha e qendrës kombëtare të librit Alda Bardhyli dhe drejtori i bibliotekës Piro Misha ju bashkuan thirrjes së ministres Margariti.
”Kemi kaq shumë të rinj që janë përfshirë jo vetëm në aktivitetet tona por edhe programet që qendra ka. Sa më shumë të flasim për librin, sa më shumë të flasim për vlerat e leximit aq më bukur është ajo që na pret”, tha drejtoresha e qendrës kombëtare të librit Alda Bardhyli.
“Sfida jone kryesore eshte te tërheqim te rinjtë si ju sepse kjo eshte dhe sfida me e madhe edhe kur flasim për kulturën e leximit dhe të librit”, tha drejtori i bibliotekës Piro Misha