Tetori plot me turistë – Të huajt vizitë në Urën e Mesit: Natyra shumë e bukur

Ura e Mesit tanimë padiskutim është kthyer në një pikë tërheqëse për turistët e huaj që përzgjedhin të vizitojnë qytetin e Shkodrës.Për të huajt, artitektura e urës mbi lumin Kir është mjaft tërheqëse.

“Quhem Jaup dhe vij nga Hollanda. Ndodhem në Shqipëri prej 15 ditësh dhe është hera e parë që e vizitoj, dhe po më bëjnë përshtypje njerëzit , janë shumë mikpritës. Gjatë vizitës tonë në Shkodër u ndalëm tek Ura e Mesit e cila për nga arkitektura qenka shumë e veçantë.Shkodra paska shumë vende të këndshme , natyra jashtëzakonisht e bukur.

-Kemi ardhur nga Belgjika me bashkëshortin.Për ne është hera e parë në Shqipëri. Qenka shumë bukur këtu në Shkodër, shumë vende po na pëlqejnë, ndërsa pamja që të ofron nga larg Ura e Mesit qënka mahnitëse. Shpresoj se do të rikthehemi sërish në Shkodër bashkë me miqtë tanë”,- shprehen turistët.

Vitet e fundit ky objekt kulturor po tërheq shumë vizitorë të huaj.

Për disa është hera e parë që vizitojnë Shkodrën e të tjerë rikthehen sërish për të vizituar Urën e Mesit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.