Ura e Mesit tanimë padiskutim është kthyer në një pikë tërheqëse për turistët e huaj që përzgjedhin të vizitojnë qytetin e Shkodrës.Për të huajt, artitektura e urës mbi lumin Kir është mjaft tërheqëse.
“Quhem Jaup dhe vij nga Hollanda. Ndodhem në Shqipëri prej 15 ditësh dhe është hera e parë që e vizitoj, dhe po më bëjnë përshtypje njerëzit , janë shumë mikpritës. Gjatë vizitës tonë në Shkodër u ndalëm tek Ura e Mesit e cila për nga arkitektura qenka shumë e veçantë.Shkodra paska shumë vende të këndshme , natyra jashtëzakonisht e bukur.
-Kemi ardhur nga Belgjika me bashkëshortin.Për ne është hera e parë në Shqipëri. Qenka shumë bukur këtu në Shkodër, shumë vende po na pëlqejnë, ndërsa pamja që të ofron nga larg Ura e Mesit qënka mahnitëse. Shpresoj se do të rikthehemi sërish në Shkodër bashkë me miqtë tanë”,- shprehen turistët.
Vitet e fundit ky objekt kulturor po tërheq shumë vizitorë të huaj.
Për disa është hera e parë që vizitojnë Shkodrën e të tjerë rikthehen sërish për të vizituar Urën e Mesit.
Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…
Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…
Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…
Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…
Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…
This website uses cookies.