“Tetori rozë”, artizanët apel grave / Pashuku: Kontrolli i vonë, pengu që humba gruan
Me të njejtin qëllim, për t’i bërë ballë sfidave të jetës, gratë në Vau Dejës me iniciativë të shoqatës së Artizaneve dhe Bashkisë u bënë bashkë në luftën kundër kancerit të gjirit.
Ndonëse nuk dhanë shifra, bluzat e bardha flasin për rritje të rasteve edhe në zonën e Vau Dejësit.
Zef Pashuku, 2 vite më patrë humbi bashkëshorten si shkak i kancerit të gjirit..Pavarsisht kontrolleve dhe luftës për ta mposhtur atë,. Zefi ndau me gratë e pranishme pengun më të madh të jetës.
Gratë ndanë së bashku eksperiencat, luftën dhe frikën ndaj jetës. Kontrollet e hershme janë mundësia e vetme për të fituar këtë beteje e cila çdo vit po merr qindra jetë njerëzish në vendin tonë.