Tetori Rozë, Koçiu: Kanceri i gjirit nuk njeh stinë, zbulimi i hershëm shpëton jetë

464921758_18468041197040072_8184760828878671659_n-696x696

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përcolli një mesazh sensibilizues në kuadër të fushatës për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit, në kuadër të Tetorit Rozë.

“Kanceri i gjirit nuk njeh sezon. Ai mund të të prekë kurdo, në çdo stinë të vitit. Ndaj, mos prit sa të vijë tetori i ardhshëm,” theksoi Koçiu, duke inkurajuar gratë të konsultohen me mjekët e familjes dhe të kryejnë kontrolle të gjirit, si eko apo mamografi, të paktën një herë në vit.

Ajo nënvizoi se zbulimi i hershëm është thelbësor për të shpëtuar jetë. “Vizitohu sot dhe jeto e shëndetshme për familjen tënde,” përfundoi mesazhin e saj ministrja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.